KONKURS për zgjedhjen e Drejtorit të RTVM-së dhe Zëvëndës drejtorit të RTVM-së

03.02.2015 15:36

Në bazë të nenit 153 - paragrafi 8 , i Ligjit për shërbime Audio dhe Shërbime Mediale Audoivizuele ( Gazeta Zyrtare e RM-së nr 184\13; 13\14; 44\14; 101\14; 132\14), Këshilli Programor I RTVM-së publikon:

KONKURS

Për zgjedhjen e Drejtorit të RTVM-së dhe Zëvëndës drejtorit të RTVM-së

Publikohet Konkurs për zgjedhje të Drejtorit të RTVM-së dhe zëvëndës drejtorit të RTVM-së , sipas kushteve dhe procedurës të përcaktuara në Ligjin për Shërbime Audio dhe Shërbime Mediale Audiovizuele dhe Statutin e NPR- RTVM

I.    Drejtori dhe zëvëndës drejtori zgjidhen për periudhë prej 3 ( tre) vjet me mundësi për zgjedhje të përsëritur në vazhdim

II.   Kandidatët të cilët do të paraqiten, duhet të plotësojnë kushtet në vijim:

- Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë

- Të kenë arsim sipëror;

- Të dërgojnë program për punë në RTVM për periudhën prej 3 vjetësh

- Të kenë mbi 5 vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimet elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.

III.  Kandidatët në Konkursin publik, së bashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:

- Certifikatë të shtetësisë;

- Program për punë në RTVM për periudhën prej 3 vjetësh

- Diplomë për arsim të mbaruar sipëror;

- Biografi të shkurtër

- Vërtetim për 5 vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimet elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.

IV. Kandidatët e konkursit publik , së bashku me fletëparaqitjen dhe dëshmitë përkatëse për plotësimin e kushteve të kërkuara në një zarf, duhet  të dorëzojnë edhe Program për punë për periudhë prej tre vjet në zarf tjetër të nënshkruar me shifër, dëshifrimi I të cilës është në zarfin e parë.

Fletëparaqitja dhe program për punë, dorëzohen në zarfe me format A3, me shenjë

“Për konkursin për zgjedhje të drejtorit të RTVM-së”,  gjegjësisht “ Për konkursin për zgjedhje të zëvëndës drejtorit të RTVM-së”

Konkursi publikohet në shtypin ditor( në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe) dhe në  programet dhe ueb faqen e  RTVM-së

Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor dhe në RTVM

Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit, nuk do të merren parasysh

Fletparaqitja , së bashku me dokumentet e nevojshme, dorëzohen në afat prej 15 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, në zarf të mbyllur me shenjë:

“Për pjesmarrje në konkurs për drejtor I RTVM-së” gjegjësisht “ Për pjesmarrje në konkurs për zgjedhje të zëvëndës drejtorit të RTVM-së “

Në adresën :

Radio Televizioni I Maqedonisë

Bul “Goce Dellçev” nr 18    Shkup

 

Për informacione plotësuese kandidatët e interesuar mund të paraqiten në tel 02-5119 860

  KËSHILLI PROGRAMOR I RTVM-SË