KONKURS për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në NPR – RTVM

03.02.2015 15:34

Në bazë të nenit 153 - paragrafi 8 , i Ligjit për shërbime Audio dhe Shërbime Mediale Audoivizuele ( Gazeta Zyrtare e RM-së nr 184\13; 13\14; 44\14; 101\14; 132\14), Këshilli Programor i RTVM-së publikon :

       KONKURS

Për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës në NPR – RTVM

 

Publikohet Konkurs për zgjedhje të anëtarëve të këshillit mbikqyrës në NPR – RTVM.

I.Këshilli mbikqyrës i NPR RTVM përbëhet nga 7 ( shtatë) anëtarë.

II. Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e publikimit të programeve në RTVM dhe në ueb faqen e RTVM-së

III. Kandidatët për anëtarë të këshillit mbikqyrës të RTVM-së duhet të plotësojnë kushte në vijim

-të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë

-të kenë arsim sipëror të mbaruar;

-të  posedojnë njohuri dhe së paku 5 ( pesë) vjet përvojë në sferën e punëve financiare dhe kontabilitetit

IV. Kandidatët në anëtarë të këshillit mbikqyrës të RTVM-së , së bashku me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë:

- certifikatë të shtetësisë;

- diplomë për arsim të mbaruar sipëror;

- biografi të shkurtër

- vërtetim për 5 vjetë përvojë pune në sferën e punëve financiare dhe kontabilitetit.

Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit, nuk do të merren parasysh

Konkursi publikohet në shtypin ditor( në një gazetë ditore në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën shqipe) dhe në  programet dhe në ueb faqen e RTVM-së

Fletëparaqitja së bashku me dokumentet e tjera , duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur me shenjë:

‘Për pjesmarrje në Konkursin për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të RTVM-së”

 

Në adresën e mëposhtme :

Radio Televizoini i Maqedonisë

Bul “Goce Dellçev”  nr 18  -Shkup

 

KËSHILLI PROGRAMOR I RTVM-SË