Maqedoni
Seancë e re për gjykimin e gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov
09.06.2026 08:58
Ristov akuzohet për fshehje të vetëdijshme të gjendjes pasurore, si dhe për pastrim parash....

Sot seancë e re për gjykimin e gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov, i cili akuzohet për fshehje të vetëdijshme të gjendjes pasurore, si dhe për pastrim parash. Në seancën e kaluar, prokurorja Iskra Haxhi-Vasileva tha se ai me vetëdije ka ndërmarrë veprime në kundërshtim me përgjegjësinë për të cilën e obligon toga gjyqësore. Sipas saj, ai në mënyrë të kundërligjshme ka përfituar dhe nuk ka deklaruar 450 paga mesatare “në mur”, apo 350 mijë euro.
I akuzuari Gjoko Ristov u deklarua se nuk është fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet.
