Takimi me Gashin, Rokas: Procesi i zgjerimit është në vazhdim
Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në vazhdim...

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në vazhdim dhe zhvillimet e reja gjeopolitike globale lejojnë që ky proces të përshpejtohet, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, gjatë takimit me kryeparlamentarin Afrim Gashi.
Sipas tij, kjo do t’i mundësojë Bashkimit Evropian të zgjeruar t’u përgjigjet më mirë sfidave të reja gjeopolitike.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shprehur pritjet për fillimin e procesit të negociatave, që do të jetë i qëndrueshëm dhe që mund të zbatohet në mënyrë që ta çojë vendin drejt anëtarësimit të plotë, duke mbrojtur njëkohësisht interesat tona.
“Pavarësisht faktit që rruga jonë evropiane është e vështirë dhe e mundimshme, Kuvendi punon me përkushtim për miratimin e ligjeve nga agjenda e reformave. Bëhet fjalë për reforma të brendshme që lidhen me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së, jo vetëm sepse ato janë pjesë e procesit tonë të integrimit evropian, por sepse janë të nevojshme për qytetarët tanë dhe për të ardhmen tonë të begatë.”, - ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
