Lajmërim për shpërndarjen e vendimeve për pagesë të detyruar të Taksës Radiodifuzive

06.09.2016 14:08

Lajmërohen të gjithë parapaguesit, të cilët janë vonuar në pagesën e Taksës Radiodifuzive...

Lajmërohen të gjithë parapaguesit, të cilët janë vonuar në pagesën e Taksës Radiodifuzive, e që gjenden në listën e publikuar në ueb faqen e mëposhtme:
që më së voni deri në 13 shtator 2016, të tërheqin vendimet për pagesë të detyrueshme të Taksës Radiodifuzive në hapësirat e DAP-it dhe në drejtoritë rajonale (sipas vendbanimeve përkatëse), çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në orën 18:00 dhe të shtunën prej orës 08:30 deri në orën 14:00.
“Lista për  dorëzim të pagesave të rregullta të vendimeve për pagesë të detyruar të Taksës Radiodifuzive”, nr. 22-5344/1 e datës 02.09.2016, e publikuar në faqen zyrtare të DAP-it, përmban të dhëna për
 
1. Emrin dhe mbiemrin e parapaguesit të Taksës Radiodifuzive;
2. Adresën e fundit të parapaguesit të Taksës Radiodifuzive;
3. Numrin e vendimit;
4. Datën e lëshimit  së vendimit.
 
Nëse në këtë kohë parapaguesi e ka kryer pagesën e Taksës Radiodifuzive për periudhën e cila përfshihet me kohën me të cilën ka të bëjë ky paralajmërim deri në përgatitjen e vendimit për pagesë të detyruar të Taksës Radiodifuzive, gjatë marrjes së vendimit duhet të tregojë faturat e paguara, në mënyrë që organet kompetente ta marrin parasysh pagesën e kryer.
 
Nëse parapaguesi i Taksës Radiodifuzive, që gjendet në listën për  dorëzim të pagesave të rregullta të vendimeve për pagesë të detyruar të Taksës Radiodifuzive ( nr. 22-5344/1 e datës 02.09.2016) ka borxhe të papaguara, por nuk paraqitet në zyrat e DAP-it brenda këtij afati për të marrë vendimin, Drejtoria për të Ardhura Publike do të bëjë publikim të njëhershëm të këtij vendimi në “Gazetën zyrtare të Maqedonisë”.
 
Pas publikimit në “Gazetën zyrtare të Maqedonisë” do të llogaritet se parapaguesi e ka marrë vendimin për pagesë të detyrueshme të borxheve të prapambetura të Taksës Radiodifuzive nga lista e publikuar në ueb faqen zyrtare të DAP-it dhe të gjitha pasojat eventuale negative që mund të vijnë për shkak të mosmarrjes në kohë të vendimit dhe të vetë procedurës për pagesën e detyruar, do të bien mbi parapaguesit e Taksës Radiodifuzive.