Futboll

Trajneri i Maqedonisë në futboll Bllagoja Milevski, publikoi listën e lojtarëve

30.09.2016 19:07

Trajneri i Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, të premten, publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen e rëndësishme për Euro 2017 në Poloni...

Trajneri i Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski, të premten, publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen e rëndësishme për Euro 2017 në Poloni, kundër Skocisë më datë 11 tetor në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.
 
Në përbërjen e tij gjenden Besir Demiri dhe Egzon Bejtullai, dy lojtarët e suspenduar të Shkëndijës, ndërsa për herë të parë është ftuar sulmuesi i Renovës, Remzifaik Selmani.
 
“Dëshiroj të potencoj se kjo ndeshje nuk është më vendimtarja. Të gjitha 9 ndeshjet i kemi luajtur njësoj. Jam i sigurt se djemtë do të jenë në nivel dhe besoj në fitore. Ata kanë lojtarë të rinj, por edhe kualitet. Kanë futbollistë të Chelseas, Celtic, Rangers, Reading. Nuk do të jetë lehtë. Unë mendoj se skocezët kanë një ekip më të fortë se në takimin e parë në Edinburg”, tha Milevski në takimin me gazetarë të premten në ambientet e FFM-së.
 
“Bejtullai dhe Demiri treguan se vlejnë edhe te Shkëndija dhe te reprezentacioni. Pa marrë parasysh luajnë ose jo te klubi i tyre do të jenë në përbërje kundër Skocisë dhe jam i sigurt se do të japin maksimumin. Shpresoj se edhe Bardhi do të shëndoshet dhe do të luaj”, shtoi ai.
 
Grumbullimi i futbollistëve është me 3 tetor prej orës 16:00 në kompleksin e terreneve të futbollit në FFM.
 
Lista e Bllagoja Milevskit anti-Skoci
 
Portierë: Igor Aleksovski (Vardar), Damjan Shishkovski (Rabotnicki),
 
Mbrojtje: Gjoko Zajkov (Charleroi, Belgjikë), Darko Velkoski (Vardar), Visar Musliu (Renova), Aleksa Amanovic (Javor, Serbi), Mevlan Murati (Shkëndija), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Besir Demiri (Shkëndija), Kristijan Toshevski (Pelister).
 
Mesfushorët: Boban Nikolov (Vardar), Enis Bardhi (Ujpest, Hungari), David Babunski (C.Zvezda, Serbi), Daniel Avramovski (C.Zvezda, Serbi), Kristijan Filipovski (Sileks), Tihomir Kostadinov (Zlate Moravce, Sllovaki).
 
Sulmues:Marjan Radeski (Shkëndija), Viktor Angelov (Ujpest), Viktor Angelov (Ujpest,Hungari), Kire Markovski (Rabotnicki), Petar Petkovski (Vardar), Remzifaik Selmani (Renova), Jovan Popzlatanov (Pelister).