Pinturault fiton sllallomin gjigand në pistën e Soelden

23.10.2016 19:15

Pas garave të femrave të zhvilluara dje, sot ka qenë radha e meshkujve....

Pas garave të femrave të zhvilluara dje, sot ka qenë radha e meshkujve për të çelur sezonin sportiv 2016-2017 në ski, teksa në pistën austriake të Soelden u zhvillua gara e parë e Kupës së Botës, ajo e sllallomit gjigand.

Fitues ka dalë skiatori francez Alexis Pinturault, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 2’14”01, duke qenë më i shpejti në pistë.

Francezi arriti t’i rezistojë sulmeve të rivalëve të tij në zbritjen e dytë, duke lënë pas kampionin austriak Marcel Hirsher, i dyti në garën e shtëpisë dhe gjermanin Felix Neureuther (i treti).

Gara u zhvillua në kushte të mira tmosferike, por rivaliteti sot në pistën austriake tregon se i gjithë sezoni i Kupës së Botës për meshkuj në ski ka për të qenë i fortë.