Sportet E Tjera

Distria Krasniqi kampione e Europës U23

11.11.2016 16:45

Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për U-23...

Ajo me paraqitjen e saj ka çmendur të gjithë të pranishmit në palestrën në Tel Aviv, pasi që në finale e deklasoi rumunen Larisa Florian nga Rumania.

Krasniqi beri paraqitje të shkëlqyeshme dhe për 4 minuta triumfoi, duke i sjellë medalje të artë shtetit të Kosovës.

Distria për të arritur deri në finalja në kategorinë deri më 52 kg, mposhti këto rivale: për 4 minuta gjeorgjianen Mariam Janashvillin, turken Buzra Ozdek, pastaj kroaten Tena Sikiç nga Kroacia, për 2 minuta e 47 sekonda italianen Fabiola Pidronin dhe në finale takuat me favoriten Larisa Florian nga Rumania.