Sportet E Tjera

Brignone më e mira në sllallomin e madh

24.01.2017 15:25

Skiatorja Federica Brignone nga Italia tregoi formë të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh...

Skiatorja Federica Brignone nga Italia tregoi formë të jashtëzakonshme në disiplinën e sllallomit të madh, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kronplatz të Italisë.  

Brignone triumfoi në këtë gara interesante dhe me një epërsi 55 qindtat e kohës më të mirë se francezja Tessa Worley. Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:10.05 minuta.

Ajo bëri paraqitje të përsosur edhe në rrëshqitjen e parë, kur kishte 15 qindtat e kohës më të mirë se Worley, 26 se Bassino e 46 qindtat se Gut.

Në rrëshqitjen e dytë, Brignone vazhdojë me paraqitje të jashtëzakonshme dhe nuk lejojë t’i ikë fitorja nga dora. Italiania tjetër, Marta Bassino renditet në vend të tretë, me dy qindtat e kohës më të dobët se pozita e dytë Worley dhe 57 se fituesja e garës.

Kampionia në fuqi e botës, Lara Gut, nuk arriti në podium, e cila përfundoi në vend të katërt me 76 qindtat e kohës më të ngadalshme se Brignone.

Liderja e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, amerikania Mikaela Shiffrin zuri vendin e pestë me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 9 qindtat se vendi i parë dhe për dy qindtat qe më e shpejtë se Sara Hector nga Suedia.

Viktoria Rebensburg nga Gjermania dëshpëroi me paraqitje, duke u renditur në vend të dhjetë.

Në renditjen e sllallomit të madh, Worley kryeson me 580 pikë, Shiffrin (460), Gut (360), Goggia (289), Bassino (265), Brignone (190) etj.

Ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 1.053 pikë, pasojnë: Gut (923), Worley (688), Goggia (629), Stuhec (625), Weirather (536), Holdener (523), Loeseth (439), Velez Zuzulova  (435) dhe Vlhova (391) etj.