Sportet E Tjera

Skijim: Fitoret në lëshim për Reichelt dhe Gut

28.01.2017 17:43

Veterani austriak Hannes Reichelt është fituesi befasues i lëshimit të sotëm të meshkujve, të mbajtur në Garmish Parten Kirchen të Gjermanisë...

36 vjeçari, I cili fitoren e fundit e kishte regjistruar para dy vitesh, deri te triumfi i 12-të gjatë karrierës së tij, erdhi me një vozitje pothuajse të përkryer dhe kohë prej 1.53.83 dhe me përparsi prej 16 të qindat e sekondës ndaj të dytit, italianit Peter Fill.
 
Në podium u ngjit edhe zvicërani Beat Feuz, që ngeci më shumë se gjysëm sekonde ndaj fituesit. Lideri I deridjeshëm në disiplinën e lëshimit, Kjetill Jansrud, përfundoi në pozitën e pestë, me ç`rast tani, në disiplinën më të shpejtë, prinë italiani Peter Fill me 279 pikë të tubuara, 32 më shumë se I dyti Jansrud.
 
Në rënditjen e përgjithshme nuk ndryshon asgjë, pasi austriaku Marcel Hirscher vazhdon të jetë shumë komod, me 1160 pikë të grumbulluara apo plotë 368 më tepër se ndjekësi I pari, Henrik Kristoffersen nga Norvegjia.  
 
Ndërkohët te femrat, skiatorja zvicërane Lara Gut është fituese e lëshimit që u mbajt sot në Kortina Dampeco të Italisë.
 
25 vjeçarja që po vazhdon me formën e shkëlqyeshme në vigjile të Kampionatit Botëror, deri te triumfi I saj I 23-të në karrierë apo I pesti sivjet, erdhi me kohë prej 1.37.08, me ç`rast ishte për vetëm pesë të qindtat e sekondës më e shpejtë se e dyta vendasja Sofia Goggia.
 
Në piadestal kishte vend edhe për sllovenen Ilka Stuhec, ndërsa favoritja e dikurshme, Lindsey Vonn nuk arriti ta mbyll as këtë garë.
 
Sa I përket plasmanit të deritanishëm në lëshim, Stuhec prinë me 437 pikë të tubuara dhe tani ka 77 më shumë se fituesja e sotme, Lara Gut.
 
Në plasmanin e përgjithshëm vazhdon të prijë Mikaela Shiffrin, me 1053 pikë të grumbulluara, tani më vetëm 30 më shumë se e dyta, Lara Gut.