Futboll

Shokohet Liverpool, eliminohet edhe nga FA Cup

28.01.2017 17:47

Vjen edhe humbja e tretë radhazi për Liverpoolin në ‘Anfield Road’...

Pas humbjeve nga Swansea në Premier League dhe nga Southamptoni në EFL Cup, Liverpooli është eliminuar edhe nga FA Cup.

Skuadra e gjermanit Klopp u befasua nga Wolvesi i Championshipit me 2 gola të shënuara në pjesën e parë.

Liverpooli shënoi një gol të vonshëm përmes Origit, mirëpo ishte vonë për rikthim dhe takimi u mbyll me shifrat 1-2, duke bërë kështu që Liverpooli të eliminohet tashmë nga të dy kupat angleze.