Sportet E Tjera

Skijim alpik: Hircher fiton në Garmisch, Stuhec në Cortina

29.01.2017 16:37

Austriaku Marsel Hircsher është fituesi I sllallomit të madh të mbajtur sot në Garmisch Partenkirchen të Gjermanisë, duke regjistruar kështu fitoren e 43-të në garat e Kupës së Botës...

27 vjeçari, deri te triumfi I rëndësishëm drejt rrugëtimit të sigurtë për rrëmbimin e globit të madh të kristalt, erdhi pas rrëshqitjeve të sigurta në të dyja garat, duke fituar të njejtën me kohë të përbashkët prej 2.39.95.
 
Se sa bindëse is the fitorja e austriakut, dëshmon fakti se ndjekësi më I afërt I tij, Matts Olsson nga Suedia, ngeci për plotë një sekondë e gjysëm.
 
Në piadestal kishte vend edhe për Luitz Stefanin nga Gjermania, ndërsa lideri pas garës së parë, Alexis Pinturault, dështoi në të dytën, duke u rënditur vetëm si I katërti.
 
Me 100 pikët e reja, Hirscher vazhdon të prijë edhe më bindshëm në rënditjen e përgjithshme, me 1260 pikë të tubuara, plotë 432 më shumë se I dyti Henrik Kristoffersen. Austriaku prinë edhe në sllallom të madh, me 533 pikë, 94 më shumë se I dyti Pinturault.
 
Në konkurimin e femrave, gara e Super G e mbajtur në Cortina d`Ampezzo, me plotë meritë I takoi sllovenes Ilka Stuhec. 26 vjeçarja, vazhdoi paraqitjet fantastike sivjet, duke regjistruar fitoren e pestë në karrierë, të gjitha gjatë këtij sezoni dhe duke triumfuar me kohë prej 1.19.81.
 
Vendasja Sofia Goggia, ngjashëm si në lëshimin e djeshëm, edhe sot ishte e dyta, me ngecje prej 31 të qindtat ndaj fitueses, ndërsa në piadestal u ngjit edhe austriakja Anna Veith. Nga ana tjetër, favoritja më e madhe, Lara Gut, nuk arriti të mbyll garën, pasi fatkeqësisht u rrëzua.
 
Edhe përkundër kësaj, Lara Gut vazhdon të prijë me renditjen e Super G, me 300 pikë të tubuara, 44 më shumë se Tina Weiraither. Në rënditjen e përgjithshme, edhe më tutje prinë Mikaela Shiffrin, me 1103 pikë, 80 më shumë se e dyta Lara Gut.