Futboll

Juventusi fiton, humbin Roma e Milani

29.01.2017 18:47

Juventusit i mjaftojnë vetëm 30 minuta lojë për të mposhtur Sassuolon dhe për tu shkëputur në krye të klasifikimit të Serisë A...

Në “Mapei Stadium” bardhezinjtë e Allegrit fitojnë 2¬0 ndaj Sassuolos i cili në asnjë moment nuk tregoi se mund të merrte diçka përballë kampionëve. Gonzalo Higuain shënoi golin e parë ndërsa më pas ishte gjermani Sami Khedira që shënoi një gol të bukur dhe mbylli llogaritë. 
 
Roma u mposht nga Sampdoria 3¬2 dhe kështu Juvja në kuotën e 51 pikëve është tashmë 4 pikë larg vendit të dytë. 
 
Javë e zezë edhe për Milanin që pasi u eliminua nga Kupa e Italisë pëson humbje edhe në kampionat.
 
Kuqezinjtë në Friuli ndaj Udinezes kalojnë të parët në avantazh me Bonaventurën por më pas golat e Thereau dhe De Paul i japin fitoren Udinezes.
 
Ndërsa Fiorentina ka barazuar 3¬3 me Genoan.