Futboll

Shqipëria miqësore me Bosnjen

21.02.2017 17:58

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një ndeshje miqësore me Bosnje Hercegovinën me 28 mars...

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bëri me dije që ka arritur akordin me këtë përfaqësuese për të zhvilluar një takim miqësor.

Gjithçka është e konfirmuar, përveç orarit të sfidës, i cili do të publikohet në ditët në vijim.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin per ndeshjen miqesore per daten 28 mars, e cila eshte tashme zyrtare dhe e konfirmuar qe do te luhet ne “Elbasan Arena” kunder skuadres perfaqesuese te Bosnjes. Keshtu, pas takimit zyrtar me Italine ne 24 mars ne Palermo, Shqiperia do te shfrytezoje edhe daten e dyte te lire te UEFA-s, ate me 28 mars, ku skuadra e De Biazit do te prese ne nje takim miqesor Bosnjen. Gjithçka eshte zyrtare, dhe e konfirmuar. Kuqezinjte do te perballen ne nje test miqesor me skuadren e Edin Dzekos e shume lojtareve te tjere. Orari mbetet per tu konfirmuar ne ditet ne vijim”, është shkruajtur në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit të publikuar gjatë ditës së sotme.