Berisha me gol fantastik, hyn në histori

25.02.2017 21:28

Besart Berisha ka shkruar emrin në historinë e klubit australian, Melbourne Victory....

Besart Berisha ka shkruar emrin në historinë e klubit australian, Melbourne Victory.

Berisha ka shënuar një gol të bukur në fitoren e sotme të Melbourne Victory ndaj Adelaide United me rezultatin 2:1.

Ky ishte goli i 50-të i sulmuesit të Kosovës në fanellën e Melbourne, ku u transferua në vitin 2014 nga Brisbane.

“Besart Berisha është bërë lojtar i dytë që ka shënuar  50 gola në Hyundai A-League për Melbourne Victory”, thuhet në njoftimin e klubit nga Australia.