Nesër derbi i sezonit në LPFM

25.02.2017 21:36

Me ndeshjen mes Pelisterit dhe Bregallnicës, dhe fitoren e vështirë të vendasve....

Me ndeshjen mes Pelisterit dhe Bregallnicës, dhe fitoren e vështirë të vendasve, startoi sot xhiroja e 20-të e ligës së parë futbollistike në vendin tonë, e cila pa dyshim do të kaloj në shenjë të derbit të madh mes Vardarit dhe Shkëndisë.

Dueli mes pretendetëve të vetëm për titull, me siguri nuk do të vendos rreth fituesit përfundimtar, por pa dyshim se do të na jap një pasqyrë të vërtet rreth asaj se cfar mund të presim deri në fund të kampionatit.

Nën hijen e këtij dueli, nesër do të luhet edhe derbi tjetër I kësaj fundjave, ai mes Shkupit dhe Rabotnickit. Renova në shtëpi do të kërkoj tri pikë të plota ndaj fenerxhiut, Makedonija Gjorçe Petrov.


                                    KAMPIONATI FUTBOLLISTIK                 

                                     Liga e parë – java e 20-të

 

Pelisteri – Bregallnica                                            2:1

Nesër, 14.00

Vardari – Shkëndija

Shkupi – Rabotniçki

Renova – Makedonija Gj.P.

Sileksi – Pobeda