Skijim alpik: Jansrud fiton në Kvitfjell, Stuhec në Krans Montana

25.02.2017 21:47

Pas një gare jashtëzakonisht interesante, në të cilën fatin e fituesit e vendosën vetem nuancat....

Pas një gare jashtëzakonisht interesante, në të cilën fatin e fituesit e vendosën vetem nuancat, Kjetil Jansrud ishte ai që triumfoi në lëshimin e Kvitfjellit të Norvegjisë. Skiatori vendas, deri te fitorja e 19 në karierën e tij, e teta në disiplinën më atraktive, erdhi me kohë prej 1.47.63, duke I gëzuar tifozët vendas.

Se sa interesante ishte kjo garë, flet vet fakti se plotë 16 garues ishin në një largësi prej vetëm një sekonde, ndërsa i dyti Peter Fill nga Italia dhe I treti Beat Fojs nga Zivcra, ngecën për vetëm tetë, respektivisht 14 të qindat ndaj fituesit. Me 100 pikët e sotme, Jansrud ka marr lidershipin sa i përket plasmanit të lëshimit, dhe nje gare para fundit, avancon me 407 pikë, 33 më shumë se I dyti dhe mbrojtesi I titullit Peter Fill. Sa I përket plasmanit të përgjithshëm, aty i pakompromis është Marcel Hirscher, me crast austriaku prinë me 1275 pikë dhe ka plotë 432 më shumë se të dytët, Aleksis Panturo dhe Henrik Kristofersen.

Te femrat, sllovenja Ilka Stuhec vazhdon me paraqitjet e mira, duke regjistruar triumph të ri, gjithsej të gjashtin në karierë, të gjithë nga ky sezon actual. 26 vjecarja, deri te fitorja e re erdhi në super g`n e mbajtur sot na Krans Montana të Zvicrës, ku pas një rrëshqitje pothuajse të përkyer, ngadhnjeu me kohë prej 1.21.78 dhe me 50 të qindtat e sekondës përparsi ndaj të dytës, italianes Elena Curtoni.

Në piadestal u ngjit edhe Stephanie Venier nga Austria, me ngecje prej më shumë se një second ndaj fitueses, ndërsa liderja në plasmanin e përgjithshëm, Mikaela Shiffrin ishte vetëm e 11-ta. Edhe përkundër kësaj, amerikanja vazhdon të prijë në Kupën e Botës, me 1223 pikë të grumbulluara, 200 më shumë se e dytë, Lara Gut nga Zvicra.

Në plasmanin e super g, e para është Tina Ëeirather nga Lihteshtajni, edhe ate fal vendit të katërt sot dhe 50 pikëve të reja, me crast tani ka 306 pikë të tubuara, vetëm gjashtë më shumë se Lara Gut.