Skijim alpik: Fitoret e sotme për Fill dhe Shiffrin

26.02.2017 19:42

Skiatori nga Italia, Peter Fill, tregoi mjeshtrin e tij në disiplinën e super g...

Skiatori nga Italia, Peter Fill, tregoi mjeshtrin e tij në disiplinën e super g, duke triumfuar në garen qe u mbajt ne Kvitfjell të Norvegjisë.

Italiani u dëshmua fortë i mirë dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.83 dhe kishte rezultat prej 10 qindtat më të mirë se pozita e dytë dhe austriaku Hannes Reichelt. Kanadezi Erik Guay ngeci për 23 qindtat larg vendit të pare dhe u ngjit ne piadestal nga pozita e trete. 

Nderkohe Kjetil Jansrud qe dje triumfoi në lëshim, nuk vazhdoi me fitore dhe u rendit veetem në vendin e shtatë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher vazhdon te kryesoj bindshem me 1.275 pikë, plote 404 me shume se I dyti Jansrud, ndërsa në renditjen e përgjithshme të super G, norvegjezi udhëheq bindshem me 365 pikë.

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është shumë afër globit te madh te Kristalt. Ajo shënoi super fitore në superkombinim, në garën që u mbajt sot në Crans-Montana të Zvicrës. Shiffrin u dëshmua jashtëzakonisht e mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:07.16.

Amerikania ishte bindshëm më e mirë se rivalet e saja, duke lënë pas saj për 70 qindtat italianen Federica Brignone. Skiatorja nga Sllovenia Ilka Stuhec arriti në podium përkatësisht në vend të trete.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Mikaela Shiffrin udhëheq me 1323 pikë, e përcjell nga Ilka Stuhec me 298 me pak, ndërsa në renditjen e superkombinimit, prin sllovenja Stuhec me 240 pikë, 20 me shume se e dyta Federica Brignone.