Maqedoni

Protesta në Shkup dhe qytete tjera, dëgjohen brohoritje BE dhe NATO nuk na duhen

03.03.2017 21:07

Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" nga marshi i sotëm protestues në Shkup kërkoi lustrim politik dhe ekonomik...

Iniciativa qytetare "Për Maqedoni të përbashkët" nga marshi i sotëm protestues në Shkup kërkoi lustrim politik dhe ekonomik, dënim publik të standardeve të dyfishta, linje të kuqe kombëtare, unitet për një Maqedoni të vetme, sovrane dhe unitare.
 
Por nuk munguan edhe prononcimet kundër BE-së dhe NATO-s si dhe kundërshtimi për gjuhën shqipe, ndërsa u kërkua edhe ndërprerja e bisedimeve për emrin.
 
“Ne e dim se të gjitha partit politike janë pajtuar vetëm për çështjen e anëtarësimit në BE dhe NATO, e pranojmë vullnetin e qytetarëve, që votojnë për ato parti, por duhet ta dini një se 25 vite BE dhe NATO na thonë se patjetër duhet ta ndryshojmë emrin që të anëtarësohemi te ata, na duan pa emër dhe identitet. Nuk na duhen”, shprehet protestuesi.  
 
Marshi, I protestuesve në Shkup ashtu si edhe ditëve të kaluara edhe sonte filloi para para Qeverisë, ndërsa përfundoi para Kuvendit Republikan. U protestua edhe në Manastir, Kumanovë, Shqip, Koçan, Prilep dhe qytete tjera.  
 
ERSAN PAJAZITI