DAP apelon për pagesë të rregullt e në kohë të taksës radiodifuzive

01.04.2017 16:45

U apelohet qytetarëve që rregullisht dhe në kohë të bëjnë pagesën e Taksës Radiodifuzive...

Qytetarët që kanë borxhe të papaguara  të Taksës Radiodifuzive, të bëjnë likuidimin  e kësaj pagese publike, në afatin më të shpejtë të mundshëm , me qëllim që të mos përballen harxhime shtesë ,  me pagesë të dhunshme dhe me bllokim të xhirollogarive të tyre.
 
Si të paguani më lehtë Taksën Radiodifuzive?
 
Me qëllim të zvogëlimit të kohës dhe harxhimeve për pagesën e Taksës Radiodifuzive, pa pritje të zgjatura nëpër sportele , qytetarët mund të bëjnë pagesën e kësaj takse edhe përmes kartelave bankare VISA, MASTER apo MASTERCARD, përmes internetit , duke përdorur adresën elektronike si më poshtë:
 
https:ççetax-fl.ujp.gov.mkçindex_rdt.jsp 
 
Regjistrimi për E-taksën radiodifuzive, është pa pagesë, i shpejtë dhe i thjeshtë. Gjithçka për të cilën keni nevojë është qasje në internet dhe adresë elektronike!
 
Si të konfirmoni nëse keni fatura të papaguara të Taksës Radiodifuzive?
 
DAP lëshon në adresë të parapaguesve për çdo muaj lajmërim ( përkujtim), për lartësinë e borxhit të papaguar në vendimin për Taksën Radiodifuzive. 
 
Ju preferojmë qytetarëve, që për të parë nëse kanë borxhe të papaguara të Taksës Radiodifuzive dhe nëse pagesa e bërë, është evidentuar në DAP, të përdorin servisin elektronik E-RTD, ose të dorëzojnë vërtetim për pagesën e kryer në zyrat e pagesës së tatimeve, për t’u vërtetuar se ndaj tyre nuk do të ndërrmeret masa e pagesës së detyruar të borxheve.
 
Për më shumë informacion dhe për asistencë teknike, na kontaktoni përmes infoqendrës së DAP në numrin 0800 33 000.