WhatsApp nuk ndalet me të rejat

02.05.2017 16:33

Risitë e WhatsApp nuk kanë fund këtë periudhë, teksa flitet për diçka ndryshe në aplikacionin mesazhor. Kjo risi do ua bëj më të lehtë të mbani në vëzhgim bisedat e rëndësishme...

Aplikacioni në pronësi të Facebook do u japë mundësi njerëzve të vendosin në krye të listës bisedat e caktuara. Ndryshimi do të thotë edhe bisedat më pak të rëndësishme mund të injorohen më lehtë, pasi mund të kalojnë në fund, edhe nëse njerëzit vijojnë të flasin në të.
 
Ky përditësim është një nga risitë më të mëdha të aplikacionit që janë futur së fundmi si një përpjekje për të inkurajuar bisedat në grup dhe përdorime të tjera të tij.
 
Ky version është parë në versionin beta të aplikacionit, dhe pritet të dalë në përditësimin e software shumë shpejt dhe mund të jetë si në iOS edhe në Android. 
 
Vetëm tre biseda mund të listohen në krye, por ato mund të ndërrohen si dhe kur të dojë përdoruesi. Versioni beta po teston gjithashtu edhe një risi speciale “Change Number” që do e bëjë më të lehtë ndryshimin e numrit të telefonit me një llogari në WhatsApp./Top Channel