“Ideja europiane, nga Karli i madh deri tek BE” sfidat e Unionit në sytë e dy autorëve kroatë

05.05.2017 16:46

Botimi “Ideja europiane nga Karli i Madh deri te Unionin Europian”...

Botimi “Ideja europiane nga Karli i Madh deri te Unionin Europian”, i autorëve kroatë, Radovan dhe Lidija Vukadinoviç, u promovua në Shkup nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare.

Në këtë libër promovohen sfidat me të cilat është përballur Unioni që nga themelimi e deri më sot, ku sfidat e fundit zënë padyshim pjesën kryesore të studimit.

“Ky libër është përgjigjja më e mirë se ideja europiane është e gjallë, nuk ka vdekur as pas Brexitit, as pas tendencave të disa liderëve pupulistë dhe anti-integristë për dobësimin e Unionit Europian”,- theksoi profesori universitar, Blerim Reka.

“Unioni Europian është shtëpi e përbërë nga disa shtete më të rëndësishme të historisë moderne dhe dëshmitë e shkruara në këtë libër tregojnë qartë rrugën drejt demokracisë dhe integrimit në BE”,- tha profesoresha universitare, Iva Zajmi.

“Është një mesazh për t’i thënë të gjithëve që nga politika, akademia, universitetet, studentët që të japin kontributin e tyre që edhe vendi ynë të integrojë në NATO dhe BE”,- u shpreh drejtori i ISPN-së, Ylber Sela.

“Integrimi Europian nuk është çështje e mbyllur, por është proces i hapur i cili na çon drejt së ardhmes tonë më të mirë. Unë dhe bashkëshortja ime besojmë fuqimisht se BE do të arrijë suksesin e saj të plotë”,- deklaroi autori i librit, Radovan Vukadinoviç.

Ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu, i ndau autorit mirënjohje për punën e tij të palodhshme në promovimin e vlerave euroatlantike. (Rexhep Qamili, TVM2)