Për të pasur një gjumë të qetë

08.05.2017 14:04

Puna e tensionuar dhe jetesa e ngarkuar familjare do të thotë privim nga orët e nevojshme të gjumit...

Përveçse zgjohemi përgjumësh në mëngjes, mosfjetja mjaftueshëm ndikon në shëndet dhe pamjen tonë.
 
Dr. Guy Meadows, një specialist i gjumit shpjegon se trupi duhet të flejë aq sa duhet për të rikuperuar lëkurën, pra tetë orë janë thelbësore nëse dëshironi të dukeni të rinj dhe lëkurë të freskët.
 
“Qelizat e reja të lëkurës rriten dhe zëvendësojnë të vjetrat, duke shpjeguar dhe arsyen pse fjetja reflektohet në fytyrën tuaj”, thotë Meadows.
 
Ndërkohë studiuesit e universitetit të Stokholmit zbuluan se njerëzit e privuar nga gjumi janë më pak tërheqës, më pak të shëndetshëm dhe më të palumtur se sa ata që flejnë mirë.
 
Fatmirësisht ka disa hapa të vlefshëm për ata që duan të sigurojnë një cilësi të bukurisë së tyre të gjumit. Daily Mail Femail na sjell disa prej tyre.
 
Vendosni alarmin
Alarmi zakonisht na duhet për tu zgjuar në mëngjes, por në mbrëmje është mjaft i nevojshëm për t’ju ndihmuar të flini në kohën e duhur. Dr. Meadows sugjeron që të vendosni një alarm të tillë. Kjo ndihmon në rregullimin e rutinës se kur duhet të flini dhe të bëni një gjumë të rregullt.
 
Flini në shpinë
Një mënyrë e shpejtë për të rritur përfitimet e një gjumi të shëndetshëm është që të flini në shpinë. Duke fjetur në anë ushtroni presion në fytyrë duke shpërndarë kolagjenin dhe kjo është arsyeja e formimit të vizave. Një ndryshim në pozicion do të thotë të rirregulloni tipin apo numrin e jastëkëve që përdorni. Kjo pasi kur flini në anë keni nevojë për më shumë mbështetje.
 
Fikini ekranet
Bëjini të ditur trurit se është koha që të flini dhe duhet të fikni lap top, televizor dhe telefonë.
 
Fjetja vonë apo shqetësimet në orët e para të gjumit, prish atë që njihet si dremitja, momentet e para kur trupi përjeton kulmin e çlirimit të hormoneve të rritjes. “Nëse flini vonë ky proces riparimi dështon”, thotë dr. Meadows.
 
Sistemimi
Dr. Meadows thotë se rrëmuja ju bën të ndjeheni të stresuar në orët e gjumi, çka çon në një nivel të lartë të hormonit të kortizolit.
 
Ky është një problem pasi kortizoli ndalon kolagjenin, proteinën përgjegjëse për një lëkurë elastike dhe pa rrudha. Për të shmangur këtë, kthejeni dhomën tuaj të gjumit në një mjedis të qetë duke hequr ndonjë rrëmujë të padëshiruar apo të bëni një pastrim të shpejtë të shtratit.
 
Një këshillë: 40 minuta para gjumit, lini drita të zbehta dhe ndizni muzikën tuaj të preferuar për tu relaksuar./Top Channel