Inteligjenca artificiale njeh llojet e muzikës

08.05.2017 14:05

Ndryshimi mes muzikës klasike dhe repipt janë të dukshme edhe për ata që janë më pak të apasionuar...

Ndryshimi mes muzikës klasike dhe repipt janë të dukshme edhe për ata që janë më pak të apasionuar, por si i bëhet me ndryshimet e vogla brenda llojit? Sigurisht këtë e bën një algoritëm falë inteligjencës artificiale.
 
Një eksperiment i një shoqërie angleze tregon se sistemi informatik ia del më mirë se njeriu, madje dhe për performancat dal vivo.
 
Muzika ‘live’ është një eksperiencë unike për çdo muzikant dhe shpesh e vështirë për tu përçaktuar në një lloj të saktë. Studiuesit anglez arritën të krijojnë një teknologji të re  të “machine learning”, në gjendje të identifikojë lloje të ndryshme më mirë se njeriu, dhe në rrethana më komplekse. 
 
“Ky është një rezultat që i hap dyert një brezi të ri të sistemeve për zbulimin e informacionit muzikor dhe që mund të shërbejë për të zhvilluar metoda të avancuara të organizimit dhe kërkimit në databazën muzikore”, shpjegon grupi i studimit.
 
Por jo vetëm për zhvilluesit, një teknologji e tillë mund të përdoret edhe për të zbuluar gabimet në një sistem industrial, apo për të vlerësuar me shpejtësi shëndetin e një pacienti përmes sensorëve në formën e valëve./Top Channel