Kur Kulla Eifel transformohet në një udhëtim emocionues

06.06.2017 12:04

Kur viziton Parisin, njerezit presin të shohin bulevardet buzë Haussmann-it, veprat mjeshtërore të artit dhe çiftet që ecin krah për krah përgjatë lumit Seine...

Ajo që ata nuk presin është diçka që lidhet me sportet aventurore që nxisin adrenalinë, të tilla si “linja Zip” e zbuluar kohët e fundit.
 
Ideja e kësaj risie erdhi nga  kompania franceze e ujit, “Perrier”. Firma franceze u frymëzua për të krijuar “linjë Zip”, e cila u quajt “Le Perrier Smash”, në festimin e fillimit të “French Open”, një nga turnetë më prestigjioze të tenisit në botë.
 
Kjo kompani u mundëson turistëve të adrenalinës të zbresin nga kulla me 90 km në ore. I gjithë udhëtimi do të zgjasë rreth një minutë.
 
Çdo vit, afërsisht shtatë milionë njerëz grumbullohen për të parë kullën e  Eifelit. Midis datave prej 5 deri 11 qershor, për sa kohë do të funksionojë “Le Perrier Smash”, ky numër me siguri do të rritet, për të provuar adrenalinën e zbritjes nga kulla.