Dieta e supës së lakrës!

12.06.2017 12:15

Dieta e supës së lakrës rikthehet, dhe ekspertët thonë se të ndihmon të humbasësh 6 kile në 7 ditë...

Dietologia australiane Julie Gilbert thotë se supa mund të hahet e vetme për tre ditë, dhe më pas mund të shtohen ushqime të tjera.
 
“Nëse i shtojmë pak erëza dhe varietete të tjera ndoshta do të vazhdoni dhe për disa ditë të tjera”, tha ajo.
 
Pas tre ditësh mund të përfshini pulë dhe oriz kaf në vakt, teksa mund të hani fruta dhe perime gjatë gjithë ditës.
 
Teksa përbërësit kryesor janë lakra, kërpudhat, qepët, selinoja dhe domatet e vogla, në variante të tjera përfshihet edhe spec djegës për një shije ekstra.
 
Kjo supë ka pak kalori, por e pasur me fibra, duke na lënë ndjesinë e ngopjes për më gjatë.  Një tenxhere e madhe me supe duhet të zgjasë shtatë ditë, por teksa i njëjti ushqim për një javë ngjan pak monoton, mundësia për të humbur 6 kile na motivon mjaftueshëm./Top Channel