Reali fiton Superkupën, mposht 2-1 Manchester United-in në Shkup

09.08.2017 10:26

Reali i Madridit fitoi trofeun e parë sezonal....

Reali i Madridit fitoi trofeun e parë sezonal pas një ndeshjeje emocionuese në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup.

Beteja mes dy klubeve më të vlefshme në futbollin botëror u mbyll 2-1 në favor të Realit. 

33 mijë spektatorë në kryeqytetin e Maqedonisë admiruan sfidën e parë të vërtetë të këtij sezoni. Shkupi ofroi spektakël dhe mikpritje të vërtetë  dhe  arritëi  me sukses ta justifikojë besimin e UEFA-s për organizimin e ndeshjes së Super Kupës. Pa asnjë incident, me atmosferë të bukur organizative Shkupi tregoi se mund të organizojë ngjarje të mëdha botërore.

Mbi 300 shtëpi televizive nga rreth 200 shtete kanë transmetuar spektaklin e mbrëmshëm, mes tyre pa dyshim edhe TVM 2.

Sipas vlerësimeve, ndeshjen e kanë përcjellur deri një miliardë shikues, duke e kthyer kështu në ngjarjen e dytë më të shikuar pas Lojrave Olimpike në Rio.

Përveç disa arrestimeve që u bënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për shitje jo-ligjore të biletave për ndeshjen dhe brendeve të ekipeve pjesëmarrëse, nuk është regjistruar incident tjetër.

Shkupi është qyteti i parë në rajon që mori të drejtën e organizimit të një ndeshje të madhe futbollistike.