Futboll

Reali fiton Superkupën, mposht 2-1 Manchester United-in në Shkup

09.08.2017 12:24

Reali i Madridit fitoi trofeun e parë sezonal pas një ndeshjeje emocionuese në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup...

Beteja mes dy klubeve më të vlefshme në futbollin botëror u mbyll 2-1 në favor të realit.  33 mijë spektatorëve në kryeqytetin er Maqedonisë admiruan sfidën e parë të vërtetë të këtij sezoni.

Shkupi ofroi spektakël dhe mikpritje të vërtetë  dhe  arritëi  me sukses ta justifikojë besimin e UEFA-s për organizimin e ndeshjes së Super Kupës . Pa asnjë incident, me atmosferë të bukur organizative Shkupi tregoi se mund të organizojë ngjarje të mëdha botërore.

Mbi 300 shtëpi televizive nga rreth 200 shtete kanë transmetuar spektaklin e mbrëmshëm, mes tyre pa dyshim edhe TVM 2.

Sipas vlerësimeve, ndeshjen e kanë përcjellur deri një miliardë shikues, udke e kthyer kështu në është ngjarjen e dytë më e shikuar pas Lojrave Olimpike në Rio.

Përveç disa arrestimeve që u bënë nga Ministria e Punëve të Brendshme për shitje jo-ligjore të biletave për ndeshjen dhe brendeve të ekipeve pjesëmarrëse, nuk është regjistruar incident tjetër.Shkupi është qyteti i parë në rajon që mori të drejtën e organizimit të një ndeshje të madhe futbollistike.