Kulturë

Zeqirja Idrizi, promovoi librin “Arratisje nga Vdekja”

18.08.2017 20:44

Në hapsirat e Universitetit Nënë Tereza në Shkup u promovua libri “Arratisje nga Vdekja” i teologut dhe autorit Zekirija Idrizi...

Edhe pse përkohësisht jetoj në megrim, jam tejet I lidhur me Shkupin tha me këtë rast autori.      
                                                                                                 
“20 vite në mërgim dhe kudo që të jem në botë edhe në librin e fundit e kam cekur “Arratisja nga Vdekja” që edhe në jug të afrikës po të jemi mua më duhet një laps dhe një fletore të kem me vete dhe un jam me shkupin me këtë kryeqendër të dardanisë antike me shqiptarin në përgjithsi si simbol shkupi”, shprehet teologu Zekirija Idrizi.
 
Kryetari i BFI-së sulejman rexhepi thotë se është vepër madhore ajo që bën autori sepse me botimet e tij dhe me angazhimin që ai bën, popullit shqiptar në mërgim iu ndihmon që  të mësojnë fenë në mënyr të duhur. 
 
“Shqiptarët musliman por edhe të tjerët pamar parasysh përkatësis fetare kurr në historin e tyre nuk kanë lejuar të manipulohen në emër të ndjenjave fetare.Gjithsesi autori në mënyr briliante ka arritur të nderuar që jeni prezent të shpjegoj edhe fenomene që nuk kanë të bëjnë fare me fenë islame me sukses i kundërvihet të gjitha tendencave  për ta etiketuar islamin”, shprehet kryetari i BFI-së në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.                                                      
 
Rektori UNT-së Aziz Pollozhani vlerson punën e Idrizit,pasi sipas tij librat e këtilla luajnë një rol shumë koheziv dhe  afrues mes njerëzve. 
 
“Roli I imamit në gurbet sidomos në një ambient ku ka konfuzion të theksuar social ëlshtë me të vërtetë shumë i rëndësishëm. Në qoftë se imamët në njëfarë mënyre janë të orientuar ashtu siç thotë libri i shenjtë dhe ashtu siç e do edhe nevojat tjera sociale mund të luajnë një rol shumë koheziv dhe  afrues mes njerëzve i cili rol aq shumë na duhet në këtë periudhë me shumë konfuzion social”, shprehet rektori i UNT-së, Aziz Pollozhani. 
 
Kontributi i Zeqirja Idrizit për popullin shqiptar përmbledh gati dy dekada u tha në promovim.
 
GAZMEND REXHEPI