Kulturë

Saraj, takimet e Rejës së Epërme – traditat kulturore rekase një thesar i begatë kombëtarë

20.08.2017 15:58

Nën tingujt e këngës dhe valleve rekasve që paraqesin një perlë të traditës kulturore...

Nën tingujt e këngës dhe valleve rekasve që paraqesin një perlë të traditës kulturore shqiptareve në parkun e Sarajit të Shkupit filloi manifestimi “takimet e Rekës së epërme“.
 
“Për gjuhën tonë të ëmbël që e kemi me “zhj” dhe “shj”,  “zhj”-ak “shj”-ep edhe “zhj”-iz”, tha prof dr Ali Pajaziti nga këshilli organizativ i manifestimit “Reka e Epërme”.
 
Kënga e bukur shqipe e rajonit të Rekës, vallet, ushqimet tradicionale dhe doket e adetet e një dasme rekane paraqisnin strumbullarin e këtij organizimi.
 
Kryetari I Shoqatës kulturore “Rekë e Epërme” prof dr Xhelil Rufati konsideron se rekasit me shumë fanatizëm kanë ruajtur ndër shekuj traditat e banorëve të kësaj ane si në aspektin kulturorë , atë gastronomik  por dhe shkathtësitë unikate në arkitekturë.
 
“Reka përfshinë  një sipërfaqe bukur të madhe. Dikur ky rajon ka numëruar  28  fshatra shqiptare në rajonin e Rekës së Epërme kurse tani kanë mbetur vetëm dy fshatra të cilat janë të banueshme Në fshatin Sencë dhe atë Nistrovë kurse në fshatrat tjera tek tani ka filluar ringjallja përmes këtyre manifestimeve”, thotë Rufati.
 
Adem Abazi biznesmen I njohur të parët e të cilit  janë nga fshati UK-ë I Rekë së Epërme thotë se rekasit kudo që shquhen për zellin e punës dhe besnikërinë ndaj çështjes fetare dhe asaj kombëtare.
 
“Mund të them se rekalitë janë të rrallët që kanë ruajtur edhe kombin edhe fenë. Kanë ruajtur besnikërinë dhe traditat ndër shekuj. Pak mund të gjesh rekali që ka devijuar ka dalë nga kjo rrugë. Rekalitë janë shumë besnik si ndaj fesë dhe kombit. Rekalitë janë shumë njerëz punëtorë. Ndjehem krenar që jam reali” , tha Abazi.
 
Në kuadër të takimeve “Reka e Epërmes” në Saraj ku të grith të pranishmit u gostitën me ushqime tradicionale rekase, nën tingujt e folklorit të kësaj ane u shqua dhe një organizim në mundje ndërkohë që u ndanë mirënjohje për kontribut të veçantë për persona të caktuar me prejardhje nga Rekë e Epërme .