Manastiri nikoqir i “Vëllezërit manaki”, Pier Dom fitues i çmimit “Kamera e artë 300”

22.08.2017 17:35

Festivali internacional i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki”...

Festivali  internacional i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” muajin e ardhshëm shënon edicionin e 38 me radhë.

Qyteti i Manastirit do të jetë nikoqir i festivalit, ndërkaq fitues i çmimit kryesor “Kamera e artë 300” për vepër jetësore  është kinematografi francez, Pier Dom. Sipas organizatorëve, festivali i sivjetmë pritet të ketë numër rekord të mysafirëve nga kinematografia botërore dhe  program filmik të fuqishëm kompetitiv. Asociacioni i profesionistëve të filmit këtë vit do t’i ndajë edhe çmimin special për vepër jetësore Shtëpisë së parë të produksionit “Vardar film”, që këtë vit shënon 70 vjetorin e funksionimit.

“Këtë vit Asociacioni i profesionistëve të filmit ka vendosur që “Yllin e madh të filmit maqedonas” t’ia ndajë institucionit “Vardar Film”, Këshilli udhëheqës  vlerësoi se viti kur ky institucion feston 70 vjetorin e funksionimit  duhet të jetë i vlerësuar me këtë çmim tashmë tradicional dhe në këtë mënyrë t’i falënderohemi”,- u shpreh drejtori i Shoqatës së profesionistëve filmik, Robert Naskov.

“Isha pozitivisht i befasuar kur kuptova se laureati i madh për këtë vit është Pier Dom, drejtor i fotografisë dhe skenarist i cila ka xhiruar me regjisorët dhe skenaristët më të njohur të Francës dhe të Europës”,- theksoi ambasadori i Francës, Kristian Timonie.

Organizatorët e festivalit bënë të njohur edhe jurinë internacionale për kompeticionin kryesor. Këtë vit për tre çmimet kryesore do të vlerësojnë Poll Rene Rostad - kinematograf norvegjez, Luka Koasin - kinematograf nga Italia, Darjan Pojovski - regjisor dhe skenarist maqedonas dhe Eroll Zubevik - kinematograf nga Bosnja dhe Hercegovina. (Arlinda Baftiu, TVM2)