Kulturë

Mbrëmjet strugane të poezisë, sërisht anashkalohet shqipja, komuna bojkoton

23.08.2017 16:36

Mbrëmjet strugane të poezisë ngrejnë sot siparin e edicionit të 56, por edhe ky edicion nuk dallon nga vitet paraprake...

Gjuha shqipe sërisht nuk do të gjejë vendin e saj në hapjen e manifestim, dhe ky vendim i drejtuesve të rinj, ka bërë që komuna e Strugës të ripërsërisë bojkotin tashmë 4 vjecar të manifestimit ndërkombëtar të poezisë.
 
Drejtori i Manifestimit nuk deshi në pres konferencën e sotme, të përgjigjet për injorimin e gjuhë shqipe e as për bojkotin e manifestimit nga komuna ku zhvillohet i njejti. 
 
“Për këtë do të organizojmë nëse duhet preskonferencë të veçantë. Çështje e kësaj preskonference nuk janë pyetjet që i përkasin natyrës organizative ose diçka tjetër”, shprehet drejtori i manifestimit ”Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, Mite Stefoski.
 
Fituesi i sivjemë i kurorës së artë është shkrimtari serb me nënshtetësi amerikane, Çarls Simiq. Inspirimi i poezive të tij, janë ngjarjet në Ish Jugosllavi dhe luftrat në Bosnjë e Kroaci. 
 
“Vitet e 90-ta  ishin një  periudhë e tmerrshme ,  sepse unw  jam rritur në një familje që veten e konsideronin si  jugosllovenë. Ajo kohë ishte shumë e vështirë edhe për shumë të tjerë. Kur shikonim përmes televizionit luftërat  në Bosnjë e  Kroaci, ato ngjarje u reflektuan në poezitë  e mija”, shprehet fituesi i çmimt “ Kurora e Artë“,Çarls Simiq.
 
Sot poetët mbollën pemët tradicionale në parkun e paqes. Festivali përfundon më 27 gusht. 
 
FJOLLA TELAI