Ekspozitë e fotografive të Mimoza Veliut

05.09.2017 09:52

Në Galerinë kombëtare të Maqedonisë në objektin Çifte Amam......

Në Galerinë kombëtare të Maqedonisë në objektin Çifte Amam, sonte do të hapet ekspozita e fotografive të Mimoza Veliut, e quajtur "Fotografia artistike".

Mimoza është piktore e lindur në Maqedoni. Jeton dhe punon në Berlin. Përmes studios dhe galerisë së saj JAMMIN ajo lidh koncept të përbashkët të fotografive komerciale dhe artistike. Krahas në Berlin, Mimoza ka pasur ekspozita edhe në Tiranë, Prishtinë, Vjenë, Nju-Jork. Munih.

Në vitin 2008 ajo është fituese e çmimit të parë për fotografi artistike të Galerisë kombëtare të Kosovës.