“8 femrat”, premierë në 16 dhe 17 shtator, në Teatrin e Korçës

07.09.2017 13:24

Regjisorja Driada Dervishi sjellë për herë të parë në skenën e re të Teatrit të Korçës...

Regjisorja Driada Dervishi sjellë për herë të parë në skenën e re të Teatrit të Korçës, disa nga aktoret më të mira të skenës shqiptare.

Komedia “8 femrat” do të vijë e interpretuar nga Yllka Mujo, Olta Daku, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Merita Çoçoli si dhe brezi i ri i aktorëve, të cilët nisën kështu edhe siparin e “Festivalit Mbarëshqiptar të Komedisë “KokoFest 2017”.

Premiera e shfaqjes ‘8 femrat’ vjen më datë 16 dhe 17 shtator në ora 20:00, në Teatrin “Andron Zako Çajupi”, Korçë.