Yjet e “showbiz” në pasarelën e Ford

07.09.2017 13:29

Koleksioni i fundit i Tom Ford, prezantuar në javën njujorkeze të modës....

Koleksioni i fundit i Tom Ford, prezantuar në javën njujorkeze të modës, ka qenë një magnet i vërtetë për emra të njohur si Kim Kardashian, Cindy Crawford apo Doutzen Krouse, të cilat shiu nuk i pengoi ta ndiqnin eventin plot kënaqësi.

Supermodele të famshme të së shkuarës e së tashmes treguan sesa i madh ishte interesi për “show”  pranverë-verë të stilistit të shumëvlerësuar.

Koleksioni i Ford çeli javën njujorkeze të modës të mërkurën ne “Park Avenue Armory”, dhe është i pari i prezantuar prej tij që nga rikthimi në SHBA pas 6 viteve të kaluara në Londër.

Roza ishte ngjyra e mbrëmjes ku ylli i reality-t, Kim Kardashian u shfaq me flokë ngjyrë argjendi, nga të zezat që jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Aktorja Julianne Moore nuk deshi ta humbiste kurrsesi eventin, ndaj dhe nxitoi të mbërrinte në kohë, edhe pse sapo kishte zbritur nga avioni pas festivalit të filmit në Venecia. Pasarelën e Ford e zbukuruan disa prej modeleve më të kërkuara të momentit, Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Joan Smalls.