Maqedoni

OSBE/ODIHR me 336 vëzhgues, Glover: mbikëqyrim dhe vlerësojmë përmbushjen e standardeve

13.09.2017 16:50

OSBE/ODIHR zyrtarisht ka filluar misionin vëzhgues të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor...

Zgjedhjet do të mbikëqyren gjithsej  nga 336 vëzhgues, të cilët në mënyrë  të kujdesshme do ta ndjekin procesin e regjistrimit të kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës dhe institucioneve të tjera qeveritare gjatë zgjedhjeve, Kodin Zgjedhor dhe implementimin e tij si dhe zgjidhjen e kontesteve zgjedhore.
 
Po ashtu OSBE do të mbikëqyrë edhe mbulimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore.
 
“Është me rëndësi të kuptohemi se ne vetëm i mbikëqyrim zgjedhjet dhe nuk përzihemi në procesin e zgjedhjeve. Mbikëqyrësit do ta vlerësojnë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me standardet për zgjedhje demokratike, me angazhimet e OSBE-së dhe me rregullat e brendshme vendore”,- deklaroi shefja e misionit të OSBE-së – Shkup, Odrey Glover.  
 
Misioni do të udhëhiqet nga shefja e misionit të OSBE–së në vend, i përbërë nga ekipi i ngushtë prej 16 ekspertësh dhe 20 mbikëqyrës afatgjatë,  të cilët me mision do të fillojnë nga 18 shtatori.
 
Ditën e zgjedhjeve mbikëqyrësit do të ndjekin hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit, numërimin e listave votuese si dhe numërimin e rezultateve.
 
Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, pas dy muajve, OSBE do të shpall raportin përfundimtar mbikëqyrës mbi zgjedhjet lokale. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU