Maqedoni

Regjistri Qendror, informata falas, kusht gazetarët të tregojnë përse ju duhen

13.09.2017 17:41

Gazetarët, prej sot mund të marrin pa pagesë informata nga Regjistri Qendror...

Gazetarët, prej sot mund të marrin pa pagesë informata nga Regjistri Qendror, por gjithsesi që paraprakisht duhet të tregojnë  qëllimet e hulumtimit për të cilat do të përdoren këto informata.

Por, nëse gazetarët nuk duan të shpalosin qëllimet e hulumtimit, atëherë do t’u duhet të paguajnë për të siguruar informatat e nevojshme.

Drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska-Jankovski, thotë se është e patjetërsueshme të tregohen arsyet se për çfarë po bëhet hulumtimi. Sipas tarifës së Regjistrit Qendror, ka një nen që është shumë i qartë, atë mund ta shfrytëzojë secila shtëpi mediatike që nuk dëshiron të shpalosë arsyet e hulumtimit. T

ë njëjtat mund që të blejnë 2000 informacione me 80% zbritje. Lehtësira në qasjen pa pagesë tek informacionet e Regjistrit Qendror gjithsesi nuk e shkurton kohën e marrjes së të njëjtave, por sërish duhet pritur deri në një muaj.