Maqedoni

Keqpërdorimet në Agjencinë për Punësim, Aleksovska: është revanshizëm politik

13.09.2017 20:25

Ish-drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Sllobodanka Aleksovska, i ka cilësuar akuzat si revanshizëm politik...

Ish-drejtoresha e Agjencisë për Punësim, Sllobodanka Aleksovska, i ka cilësuar akuzat si revanshizëm politik, madje akuzon Jovanovskan se që nga emërimi i saj po degradon nëpunësit shtetërorë që nuk kanë  mendim të njëjtë politik me të.

Përsëri kemi akuza të rrejshme dhe  informata të  pavërteta që kanë si qëllim dëmtimin e reputacionit të personave udhëheqës nga VMRO-DPMNE dhe fshehje të punës joligjore të LSDM-së gjatë punësimit të kuadrit të ri, thotë Aleksovska.

Sipas saj, Jovanovska, më 17 gusht ka shkelur Rregulloren e zgjedhjeve dhe Ligjin për nëpunës publikë dhe me vendim joligjor e ka zhvendosur atë pesë pozita më poshtë dhe e ka lënë Qendrën në kaos. Ditën e njëjtë është sjellë vendim për Revizion dhe janë realizuar procese disiplinore të dirigjuara ndaj Aleksovsës.

“Qëllimi është i qartë, të përjashtohen nga puna të gjithë përkrahësit e OBRM-PDUKM-së. Me shkeljen e standardeve themelore për kryerjen e revizionit bëhet ndërhyrje në Qendër për të nxjerrë fotokopje me të cilat do të manipulohet më pas për qëllime politike”,- tha Aleksovska.