Botë

Vijon lufta e fjalëve mes Koresë dhe SHBA-së

14.09.2017 10:21

Lufta e fjalëve midis SHBA dhe Koresë së Veriut vijoi edhe të martën...

Presidenti Donald Trump tha se sanksionet e reja të dakorduara nga OKB nuk kanë shkuar aq larg sa duhet dhe ka ende shumë për të bërë. Në të njëjtën kohë, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB kërcënoi SHBA-të me dhimbjen më të madhe që kanë parë ndonjëherë.
 
E megjithatë, zhvillimet e fundit nuk kanë ndikuar aspak tek Koreja e Veriut. Duke folur në një konferencë për çarmatimin në Gjenëve, ambasadori i vendit komunist në OKB, nuk bëri asgjë për të ulur retorikën e ashpër. Ai hodhi poshtë sanksionet e reja dhe e quajti të paligjshme rezolutën e OKB-së.
 
Megjithëse votimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën ishte unanim, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë Peniani duket i pakënaqur nga presioni në rritje.
 
Kufizimet e reja në tregtinë me Korenë e Veriut mund të dëmtojnë ekonominë e saj me kalimin e kohës, por nuk është e qartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të bindur regjimin e Kim Jong-un që të zgjedhë një rrugë tjetër dhe për të ndalur ambiciet e saj bërthamore./Tv Klan