Botë

Pacolli kërkon shkarkimin e ministrit të Bujqësisë

14.09.2017 11:57

Sekretar i AKR-së, Rrahim Pacolli, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeveritar, i ka kërkuar kryeministrit, Ramush Haradinajt, që ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo...

Ai ka theksuar se Nenado Rikalo ka kryer krime lufte në Kosovë, prandaj duhet të gjykohet dhe të dënohet.
 
“Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë. Ani pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet! I bëj thirrje kryeministrit, Ramush Haradinaj, të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri”,- ka thënë Pacolli. Ende nuk ka reagim nga kabineti i kryeministrit Haradinaj ndaj një kërkese të tillë.