Maqedoni

Dimitrovi: Meritojmë fillimin e negociatave me BE-në

14.09.2017 12:13

Maqedonia shpreson se ka bërë mjaftueshëm që ta bind BE-në t’i fillojë negociatat inkuadruese në momentin kur tashmë 25 vjet...

Maqedonia shpreson se ka bërë mjaftueshëm që ta bind BE-në t’i fillojë negociatat inkuadruese në momentin kur tashmë 25 vjet po vazhdon kontesti me Greqinë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Ai thotë se Greqia nuk e ka pranuar menjëherë propozimin e muajit të kaluar të Maqedonisë, që ky shtet ta përdorë emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në trupat e tjerë ndërkombëtarë.

“Nëse realizojmë mjaftueshëm në kuptim të reformave, shpresojmë se do ta arrijmë stadiumin për negociata për anëtarësim në BE dhe njëkohësisht do të arrijmë marrëveshje për çështjen për emrin”,- deklaroi Dimitrovi.

Sipas tij, deri te anëtarësimi në NATO duhet të arrihet me negociata. Dimitrovi thotë se nevojitet që “Athina ta shohë Maqedoninë si aleat në afat të gjatë dhe kjo është në interes të Greqisë, e cila do të ketë shtet fqinj ku sundojnë ligjet”,- ka deklaruar Dimitrovi.