Botë

Trumpi, vizitë në zonat e prekura nga uragani në Florida

14.09.2017 12:29

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot do të udhëtojë në Floridë....

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot do të udhëtojë në Floridë, ku do të vizitojë zonat e goditura nga uragani “Irma”, nga i cili humbën jetën së paku 70 persona.
 
Zyrtarët amerikanë mbrëmë kanë raportuar se tetë pacientë kanë vdekur në një spital në Floridë, pasi nuk kishte rrymë elektrike, për shkak të shkatërrimeve nga uragani në qytetin, Hollivud Hills.
 
Policia tha se shkaqet e vdekjes në këtë qendër mjekësore janë të panjohura dhe se po zhvillohen hetime penale. Mediat lokale kanë spekuluar se mungesa e sistemit të ajrit të kondicionuar ka mundur t’i shkaktojë këto vdekje.
 
Dje në mesditë sipas kohës lokale, afro 9 milionë njerëz ishin pa rrymë elektrike në shtetet amerikane që janë goditur nga kjo stuhi. Presidenti Trump tashmë e ka vizituar Teksasin dhe Luizianën, pasi ishin goditur nga uragani “Harvey”, muajin e kaluar.