Botë

Afganistan, lirohet finlandezja e rrëmbyer

14.09.2017 12:49

Një punëtore humanitare, e cila ishte rrëmbyer në Afganistan, në muajin maj, është liruar...

Ministria e Jashtme e Finlandës ka njoftuar se ajo ishte punëtore e një grupi humanitar suedez.

Një shtetase e Gjermanisë, që po ashtu punonte për këtë organizatë, ishte vrarë më 20 maj, kur rrëmbyesit e sulmuan ndërtesën e kësaj organizate joqeveritare në kryeqytetin Kabul.

Po ashtu, me këtë rast, sulmuesit e kishin vrarë edhe një punëtor afgan me heqje koke.