Kulturë

Debat: Ballkani 100 vite pas luftës së parë botërore

28.06.2014 18:11

Lufta e parë botërore krijoi hartën politike të ballkanit dhe mundësoi që në 100 vitet e para, shqiptarët të shëndërohen si faktor të rëndësishëm në Ballkan...

Lufta e parë botërore krijoi hartën politike të ballkanit dhe mundësoi që në 100 vitet e para, shqiptarët të shëndërohen si faktor të rëndësishëm në Ballkan, dhe të  krijohen shtetet shqiptare në rajon.
 
Ky është konstatimi i pjesmarësve ne debatin e sotëm me temë “ Ballkani,100 vitet e para pas luftës së parë botërore” të organizuar nga univerziteti i Europës juglindore dhe Institutit për  studime politike ndërkombëtare të Maqedonisë.
 
Në këtë debat historianë, filozofë, Rektorë e univerzitetesh dhe shumë studjues të tjerë nga Shqipria dhe Kosova dhanë një pasqyrim rreth peridhës së luftës parë botërore, çështjen shqiptare, ndikimin e shteteve kyçe të  Europës dhe Shteteve të Bashkuara  të Amerikës, pa lënë anash edhe zhvillimet aktuale në  rajon. 
 
“Është krijuar një hartë e re politike e rajonit të ballkanit,shqiptarët janë aktor shumë të rëndësishëm në krijimin e kësaj harte pas shpërbërjes së ish Jugoslavisë dhe pas zhvillimeve me proceset demokratike. Pra kemi Republikën e Maqedonisë me një shifër të madhe prej 26 % e më shumë shqiptarë, kemi shqiptarët që krijuar një realitet me shtetin e ri të Kosovës që është një hartë e re poltike dhe kemi shqiptarët të cilët me shifrat e tyre kanë kontribuar në krijimin e shtetit të ri të Malit të Zi pra janë aktor në zhvillimet rajonale...”, shprehet drejtori i Institutit për bashkëpunim dhe zhvillim të Tiranës, Reis Mulita.
 
“Donim me orgnaizimin e kësaj konference të hedhim një drit mbi atë se çfarë ndodhi 100 vitet e kaluara, çfarë po ndodh me ballkanin, cili është ndikimi europian sidomos të shteteve kyçe të europës dhe SHBA-ve dhe cila është e ardhmja e europës dhe ardhmja e ballkanit.(BLIC)Ishte e rëndësishme që këto vende këto popujj dhe liderët politik të tyre të cilët udhëheqin këto shtete  së pari të pajtohen atë që e bëri europën në vitet 1951, sot duhet të bëj ballkanësit, të pajtohen të zhvillohen dhe të integrohen aty ku ne e meritojmë të jemi në famijen e bashkuar europiane...”, shprehet Ylber Sela.
 
Mes të pranishmëve sot  ishin dhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, të francës dhe të Austrisë, vendet të cilët ishin të kyçura drejtëpërsëdrejti në luftën e parë botërore.Ambasadorët  thekësuan se ndërtimi i ballkanit, duhet të jetë sipas shembullit të Bashkimit Europian, ku do të promovohet toleranca, respektimi dhe drejtësia.
 
REXHEP QAMILI