Ekskluzivisht për TVM2: Lalovic me besim të plotë për udhëheqësinë e FMM-së

09.11.2017 13:46

Gjatë ditëve të kaluara, një delegacion i Federatës së mundjes të Maqedonisë, I prirë nga kryetari I saj Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov

Gjatë ditëve të kaluara, një delegacion i Federatës së mundjes të Maqedonisë, I prirë nga kryetari I saj Betim Vrenezi dhe nënkryetari Dejan Bogdanov, udhëtoi për në Vevej të Zvicrës, aty ku patën rastin të takohen zyrtarisht me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të mundjes (UWW), Nenad Lalovic.
 
Mes tjerash, ata biseduan për organizimin e Kampionatit Botëror për veteranë, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Shkup si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, që ishte në nivel shumë të dobët para një viti, atëherë kur federata e Maqedonisë ishte e suspenduar, shkaku I borxheve të pashlyera ndaj UWW-së. Me delegacionin e FMM-së, në Vevej të Zvicrës ishte edhe gazetari I TVM2, Mustafa Ademi, I cili arriti të bëj një intervistë ekskluzive me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes (UWW), Nenad Lalovic. Lexojeni në vazhdim.
 
 
M.A. : Më intereson fillimisht, cilat janë përshtypjet tuaja lidhur me takimin paraprak që e kishit me kryetarin dhe nënkryetarin e Federatës së mundjes të Maqedonisë?
N.L. : Po i kam ftuar të dy që të njoftohemi dhe të diskutojme rreth problematikës së mundjes në vendin tuaj si dhe rreth organizimit të Kampionatit Botëror për veteranë, I cili vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Maqedoni. Mes tjerash, kemi biseduar edhe për planet tjera rreth të ardhmes, si nga ana sportive, njëashtu edhe nga ajo organizative. 
 
M.A. : Sa keni informata për punët e tyre të deritanishme dhe a jeni të kënaqur nga ajo që kanë bërë?
N. L. : Në moment të parë, nga biseda që e bëmë, jamë mëse I kënaqur. Më gëzon edhe fakti që ka të bëjë me shlyerjen e borxheve të tyre drejt nesh, e për shkak të cilave federata juaj ishte e suspenduar plotë gjashtë muaj gjatë vitit të shkuar. Kanë bërë edhe disa punë mjaft të sukseshme, fal të cilave ne kishim besimin dhe ua dhamë mundësinë që vitin e ardhshëm të organizojnë një eveniment të madh, siç është Kampionati Botëror për veteranë. Dua të them që pas tyre duhet të qëndrojnë jo vetëm njerëzit e federatës, por edhe Komiteti Olimpik dhe thjeshtë I gjithë shteti.
 
M. A. : Kemi informata që Federata e Maqedonisë është mes kandidatëve potencial për të organizuar edhe Kampionatin Botëror për kadetë vitin 2019?
N. L. : Po, ata janë edhe zyrtarisht kandidat serioz për të organizuar këtë eveniment. Por, deri vitin e ardhshëm presim të kandidojnë edhe vende tjera, si edhe për çdo organizim tjetër, ku është konkurencë e madhe, gjë që na gëzon neve, pasi në të kaluarën, një gjë e këtillë nuk ka ndodhur. Organizimini I një eventi të këtillë, kushton shumë në aspekt finansiar, por shpresoj që ata do të fitojnë të drejtën të organizojnë ndonjë kampionat edhe vitin 2019, duke përkujtuar që për këtë vendos Komiteti Qendror dhe jo vetëm unë si kryetar.
 
M. A. : E dijmë që sporti më me trofe në Maqedoni është mundja, por për fat të keq, në këtë vend, mungon norma olimpike tani e një kohë të gjatë. Si mund të arrihet kjo në afat më të shkurtë sipas jush?
N. L. : Kjo është një tematikë për të cilën nevojitet të flitet shumë kohë. Por, mendoj që fillimisht duhet të sigurohen kushte, të forcohet federata, të edukohen trajnerët e referët dhe me këtë, mund të ngritet niveli I mundjes në vendin tuaj dhe me vet ate, pastaj mund të vij edhe norma olimpike dhe sukseset tjera ndërkombëtare.
 
M. A. : Mundja në Ballkan është në ngritje e sipër. Për këtë, me siguri që merita keni edhe ju, si njeriu numër një I mundjes në të gjithë botën?
N. L. : Pajtohem me ju dhe ky fakt më gëzon tejmase. Më gëzon edhe fakti që edhe shtete si Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina kanë filluar në mënyrë aktive të merren me këtë sport. Mali i Zi është ndër shtetet e vetme që ende nuk kanë bërë ndonjë hap, por mendoj që të gjitha vendet e Ish Jugosllavisë janë në rrugën e duhur, në këtë sport që sot e kësaj dite është si sporti me më së shumti trofe dhe që në të kaluarën na ka sjell gëzimet më të mëdha. E dijmë fortë mirë të gjithë që vendet tona, më së shumti medalje në Lojëra Olimpike kanë fituar përmes këtij sporti.
 
M. A. : Më intereson kur për herë të fundit keni qenë në Maqedoni dhe nëse keni kontakt me ndonjërin prej sportistëve apo mundësave nga vendi ynë?
N. L. : Së fundmi Maqedoninë e kam vizituar gjatë vitit 2015, kur kisha udhëtuar privatisht me disa miq të mi, ndërsa prej kontakteve me sportistët tuaj, mund të cek takimin me Vasill Tupurkovskin që e kisha gjatë vitit të shkuar në Beograd. 
 
M. A. : A mund të ju presim si mysafir special, në Kampionatin Botëror për veteranë që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shkup?
N. L. : Ate e biseduam edhe me kryetarin dhe nënkryetarin tuaj. Kam dëshirë shumë të madhe që të jem në Shkup gjatë asaj periudhe, por mund të ndodh që edhe mos të vij, shkaku I sesionit të rregullt vjetor të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), që gjatë çdo viti organizohet në muajin shtator. 
 
M. A. : Të flasim pak për fund edhe për mundjen globalisht në nivel botëror, pasi kemi nderin të bëjmë intervistë me ju, që jeni njeriu numër një I saj. Një kohë, sporti juaj ishte pothuajse I larguar nga Lojërat Olimpike, por për fat të mirë, mbeti dhe tani shikohet si I sigurtë edhe për Olimpiadat e viteve 2024 dhe 2028?
N. L. : Për fat të keq, sporti I mundjes para disa vitesh përjetonte momentet e saja më të vështira. Ajo që e thuani se mundja ishte pothuajse e larguar nga Lojërat Olimpike, është gabim, pasi ky sport nuk ishte pranë largimit, por thjeshtë ishte larguar nga programi për Olimpiadën e Rios vitin 2016. Por, me një punë të palodhshme gjatë gjithë asaj periudhe, veqanërisht në vitin 2013, me disa riorganizime brenda federatës tonë, ia dolëm që ti bindim udhëheqësit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë që të na japin edhe një mundësi. Këtë e bëm duke organizuar disa evenimente në nivel të lartë, që nuk mund të thuhet e njejta për të kaluarat, shkaku I të cilave mundja u rrezikua tejmase. Shikueshmëria është një nga faktorët kyq në çdo sport olimpik dhe ne për fat të mirë nuk e kemi aspak këtë problem. Ajo u rrit dukshëm në Rio, në krahasim me Londrën prej para katër vitesh, ndërsa Botërori I fundit I organizuar në Paris, thjeshtë I rrënoi të gjitha rekordet e mundshme. Kishim transmetime të drejtpërdrejta në 23 televizione botërore, ndërsa biletat për palestrën sportive Bersi, që është më e madhja në Europë, ishin të shitura qysh prej para disa muajsh. Për sa i përket Lojërave Olimpike, duke e patur parasysh popullaritetin e mundjes në Japoni, jam I bindur që poqëse sot dalin në shitje biletat për të gjitha gjashtë ditët e garave në mundje për LOV Tokio 2020, nesër më nuk do të ketë asnjë bilet. 
 
M. A. : I nderuari president, ju faleminderit që na e mundësuat këtë intervistë, në selinë e Federatës Ndërkombëtare të mundjes, këtu në Vevej të Zvicrës dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të takohemi në Shkup.
N. L. : Ju faleminderit edhe juve dhe shpresoj që të mund të vij në Shkup dhe gjithë së bashku të ndjekim Kampionatin Botëror për veteranë.