Ford, investim 11 miliardë dollarë për 40 makina elektrike

17.01.2018 16:00

Ford Motor Company do të rrisë ndjeshëm investimet mbi atutomjetet elektrike deri në 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022....

Ford planifikon të ketë në formacionin e modelit të saj 40 automjete elektrike dhe hibride.
 
Shifra e investimeve është shumë më e lartë se objektivi i shpallur më parë prej 4.5 miliardë  dollarë deri në vitin 2020, thanë drejtuesit e Ford dhe përfshijnë kostot e zhvillimit të arkitekturave të automjeteve të dedikuara elektrike. 
 
Shpenzimet inxhinierike, kërkimore dhe zhvillimore të Fordit për vitin 2016, viti i fundit në dispozicion, ishin 7.3 miliardë dollarë, nga 6.7 miliardë dollarë në vitin 2015.
 
Nga 40 automjete elektrike që Ford planifikon për ormacionin e saj global deri në 2022, 16 do të jenë plotësisht elektrike dhe pjesa tjetër do të jenë hibride, thanë drejtuesit.