Ekonomi

Organizata e punëdhënësve, mbështetje kompanive të vogla dhe të mesme

08.02.2018 17:05

Organizata e Punëdhënësve ankohet për mbështetjen jo të mjaftueshme për kompanitë e vogla dhe të mesme...

Ata ankohen se dallohen nga kategoria e bizneseve të mëdha sa u përket masave lehtësuese si dhe shprehin nevojën për ndryshim të rregullativës dhe politikës ndëshkuese të bizneseve, gjë që është një ndër arsyet që kompanitë mbyllen gjatë vitit të parë të funksionimit.
 
Sipas kësaj organizate, kriteret aktuale ndihmojnë vetëm kompanitë që shënojnë ngritje të shpejtë.
 
“Sa ligje kemi në Maqedoni që në dispozitat përfundimtare kemi zgjidhje të favorshme për kompanitë e vogla dhe të mesme, thuajse nuk ekzistojnë aso kushtesh. Politika ndëshkuese është ndër shembujt më të mirë se kemi politikë ndëshkuese të gabuar. Kompanitë tona të vogla dhe të mesme nuk mund t’i përballojnë dënimet nga 500 mijë denarë dhe të tregojnë rezultate në biznes”,- deklaroi kryetari i Organizatës së Punëdhënësve, Angel Dimitrov.
 
Me financim të Bashkimit Europian në dy vitet e ardhshme do të zbatohet projekti “Akcelnatori eksportues për ndërmarrje të vogla dhe të mesme”, që do të ndihmonte internacionalizimin e biznesit. Në kuadër të këtij projekti do të bëhet hulumtimi i tregut, do të ofrohen brende dhe do të ketë lehtësime doganore.
 
“Vlerësuam fillimisht se duhet bërë një analizë e marketingut dhe të shohim se cili nga tregjet e huaja do të jetë adekuat për të eksportuar produktet tona”,- u shpreh udhëheqësja e ekipit të projektit, Rozalia Karcicka – Vasilevska.
 
Sipas të dhënave statistikore, 19 për qind nga kompanitë e vogla dhe te mesme shpejt shënojnë rënie dhe 1 e 3 e tyre nuk kanë jetëgjatësi as për tre vite.
 
GAZMEND REXHEPI