Kulturë

Festivali i “Sanremo”-s në Itali, fitues Ermal Meta dhe Fabrizio Moro

11.02.2018 12:59

Për fund një lajm për një sukses të madh të këngëtarit shqiptar Ermal Meta, i cili në duet me italianin Fabrizio Moro...

Për fund një lajm për një sukses të madh të këngëtarit shqiptar Ermal Meta, i cili në duet me italianin Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali. 
 
Kënga është një himn kundër terrorizmit dhe në tekstin e saj përfshihen shumë raste të ndodhura në të shkuarën, por që lajtmotiv mbetet vargu “nuk më keni bërë asgjë”, që përbën edhe titullin e saj.
 
Tanime është publikuar edhe videoklipi i këngës, që ilustron në imazhe qytetet e rrënuara nga bombardimet, homazhet e njerëzve në vendngjarje dhe fëmijët e vegjël, si simbol i mosmposhtjes. Ndërkohë në Festivalin e “Sanremo”-s në vendin e dytë u pozicionua grupi “Lo stato Socciale” dhe në të tretin këngëtarja “Analisa”.