LOD 2018- skijatori nga Kosova , Albin Tahiri përfundon në vendin e 37

13.02.2018 13:58

Skijatori Albin Tahiri ka bërë debutimin me ski në Lojrat olimpike Dimërore....

Skijatori Albin Tahiri ka bërë debutimin me ski në Lojrat olimpike Dimërore, PyeongChang që mbahen në  Korenë e Jugut e që transmetohen ekskluzivisht në TVM 2. Pjesëmarrësi i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore është renditur në vendin e 37-të.

Në këtë garë ishin pjesëmarrës 65 garues dhe gjithsej dhe nga dy garime 28-vjeçari kishte kohën 2:23.40 sekonda.

Kjo pozitë vlerësohet e suksesshme, bazuar në kushtet që mbretëruan sidomos në garën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Në garën e parë në lëshim të shpejtë përfundoi në vendin e 55-të me kohë 1:23:84. Në garën e dytë, sllallom në Alpin në Kombinuar u rendit në vendin e 36-të me kohë 59:56.