Moti i keq, ndalesë për kamionët në rrugën Strugë - Qafëthanë

13.02.2018 14:01

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht në rrugë të lagështa....

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet  kryesisht në rrugë të lagështa, ndërsa për shkak të mjegullës  dukshmëria është zvogëluar prej 100 metra  në qafën malore të Strazhës dhe në 30 deri 40 metra në qafën malore Gjavatë, informojnë NP "Rrugët e Maqedonisë".

Në rrugën Strugë - vendkalimi kufitar Qafëthanë sot në mesditë është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Paradite, në orën 10:15, ishte vendosur ndalesë për kamionë edhe në rrugën Mavrovë - Dibër.

Borë  bie në Tetovë, në Kodrën e Diellit, në Gostivar, Strazhë, Mavrovë, Prilep, Ohër, Strugë, Resnjë, Krushevë, Kërçovë, Makedonski Brod, Bukovë, Gjavatë, Pletvar, Pereskë dhe në Zheleznec.

Nga NP "Rruga e Maqedonisë" theksojnë se është e mundur paraqitja e  shembjeve të vogla në akse të caktuara rrugore që kalojnë përmes grykave.